Rama viziton Italinë, në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve

schedule14:57 - 16 Shkurt, 2021

schedule 14:57 - 16 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Brindisin dhe Barin e Italisë në datat 5 dhe 6 Mars, në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt shtetit italian.

Lajmin e ka bërë me dije këshilltari rajonal i Partisë Demokratike, Maurizio Bruno. “Unë jam i lumtur që mund të njoftoj se në 5 dhe 6 Mars Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë i pranishëm së pari në Bari dhe më pas në Brindisi për të festuar kujtimin e atyre zbarkimeve të para dhe mirëseardhjen në Itali”, është shprehur ai.

Mëngjesin e 7 Majit të vitit 1991, anijet e para të mbushura me shqiptarë mbërritën në Brindisi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë./mv.abcnews.al