Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje pas publikimit të një audio-përgjimi ku pretendohet se dëgjohen nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku.
Burime të rezervuara konfirmuan për ABC News se një Oficer i Policisë Gjyqëore të prokurorisë së kryeqytetit është ngarkuar me detyrën e kryerjes së verifikimeve për rastin.
Pas kryerjes së verifikimeve paraprake, administrimi i materialit audio apo qartësimi i mënyrës së përfitimit të saj hetuesit do të vlerësojnë nëse ka vend për nisjen e një procedimi penal./abcnews.al