Real Madrid kërkon të përforcohet në prapavijë dhe emrat që po lakohen gjatë kësaj periudhe janë të shumtë. Me Sergio Ramos drejt largimit, madrilenët po tentojnë të afrojnë nga Bayern Munich David Alaba.
Austriaku nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me bavarezët dhe dëshira e tij është që të firmosë me kampionët në fuqi të Spanjës. Mbrojtësi ka pretendimet të larta financiare dhe mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje.
El Chiringuito raporton se spanjollet i kanë idetë e qarta dhe nuk ofrojnë asnjë cent më shumë mbi 9 milion euro në sezon për Alaba. Në kampin madrilen po punojnë edhe për krahun e djathtë të prapavijës.
Achral Hakimi është një objektiv. Anësori u shit tek Interi, por ende Reali nuk ka marrë pagesat e plota dhe synon ta rikthejë në skuadër. Gjithsesi ai nuk është objektivi i vetëm, pasi në skenë ka dalë edhe Aaron Wan-Bissaka i Manchester United. /abcnews.al
?"El REAL MADRID piensa en ACHRAF y WAN-BISSAKA para el lateral derecho"
La información de #INDA en #ChiringuitoInda pic.twitter.com/Jbmx9CFSo7
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 16, 2021