Pas presidentit të SHBA-së Joe Biden, edhe homologut Frances Emmanuel Macron në letrën e dërguar Vuçiç në kuadër të pavarësisë së Serbisë i ka përmendur dialogun me Prishtinën.
Mediat serbe bëjnë me dije se në mesazhin e tij, Macron, ka përmendur nevojën e arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Sikurse që kemi folur në Paris, unë mbetem i përcaktuar për të mbështetur përpjekjet në lidhje me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen ndërmjetësuese evropiane, që synim ka arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse e cila do t’i kontribuonte stabilitetin të përgjithshëm në rajon”, thuhet në letrën e Macron./abcnews.al