Vrasja pas denoncimit në polici, largohen familjarët e autorit

schedule13:18 - 28 Gusht, 2018

schedule 13:18 - 28 Gusht, 2018

Autori që vrau fqinjin mbrëmjen e së hënës akoma nuk është kapur. Por portat e të dy familjeve qëndrojnë të mbyllura.

Alfred Pëllumbi, autori që vrau fqinjin e tij në portën e shtëpisë vazhdon të jetë në arrati. Kërkimet e policisë kanë qenë të pasuksesshme.

Krimi ndodhi mbrëmjen e të hënës te vendi i quajtur “Ura e Thive” në Shkodër. Dhe autori ka mundur të largohet e të fshihet pa u parë nga askush. 30 vjeçari para se ta qëllonte Prendush Fushën në zemër debatoi me të.

Konflikti e pati zanafillën ditën e dielë. Atëherë kur viktima denonoi në polici se i kishin vjedhur shtëpinë.

“Prendush Fushës, 55 vjeçarit i është vjedhur shtëpia. Ai ka bërë denoncimin në polici dhe pas kësaj policia ka shoqëruar disa persona mes tyre edhe autorin. Si duket grindja ka çuar deri në acarimin e situatës sa 55 vjeçari është goditur me thikë dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë”.

Të dy banesat janë të mbyllura. Në njerën, atë të viktimës, familjarët po organizojnë ceremoninë mortore, por porta nuk mbahet hapur.

Ashtu edhe në shtëpinë e autorit, dyert janë të mbyllura.

Thuhet se familjarët e 30 vjeçarit janë larguar nga lagjia, dhe askush nuk ka informacion për ta. Policia e Shkodrës ka frikën e ndonjë hakmarrje të mundshme, ndaj po i mban në vëzhgim.

Nga ana tjetër kërkimet vazhdojnë dhe postoblloqet në qytetin e Shkodrës ndodhen ende në pikat kyçe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!