Diva e “Spice Girls” lë projektet për t’u shtruar në spital

schedule11:11 - 28 Gusht, 2018

schedule 11:11 - 28 Gusht, 2018

Melanie Brawn, ose siç njihet më së shumti Mel B këngëtarja e grupit të famshëm Spice Girl i nënshtrohet reabilitimit kundër alkoolit dhe varësisë ndaj seksit. Anëtarja e grupit legjendar të popit vuan nga çrregullime të stresit post-traumatik të ardhur si pasojë e një divorci të vështirë pas një martese 10-vjeçare ku nuk ka munguar dhuna.

Melanie Brown, njoftoi në Korrikun e kaluar një reformim të grupit të saj mitik të viteve 1990, “Spice Girls”. Sot, ky rikthim i pesë mbretëreshave të popit duket se është komprometuar. Mel B njoftoi të dielën në revistën angleze “The Sun” se ajo po hyn në rehabilitim. Këngëtarja tha se e ka marrë këtë vendim pas gjashtë muajsh të kaluar me vështirësi të mëdha si pasojë e divorcit nga bashkëshorti i saj që nga viti 2007, Stephen Belafonte.

“Ishte jashtëzakonisht shumë traumatike të jetoje një marrëdhënie emocionalisht abuzive dhe të përballesha me problemet e mia”, thotë ajo.

Mel B, 43 vjeç, u diagnostikua me çrregullime të stresit post-traumatik. Ajo tregon se përdorte alkoolin dhe se vuante nga varësia seksuale.

“Unë jam plotësisht e vetëdijshëm se jam në një pikë pa kthim,” pranon ajo.

Pas ndarjes së saj në 2016-n, këngëtarja i kërkoi gjykatës një urdhër kufizues kundër Stephen Belafonte për abuzim fizik, verbal dhe psikologjik. Ylli i grupit “Spice Girls” pas divorcit mori kujdestarinë e vajzës së tyre 6-vjeçare, Madison. Ndërsa po përballet edhe me probleme financiare, pasi ajo do të duhet të paguajë një pension kompensues për ish-bashkëshortin e saj për tre vjet, me rreth 40 mijë paund në muaj.

Mel B i tha “ the Sun”-it se dëshironte të ishte “një person më i mirë” për fëmijët e saj, për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur atë gjatë gjithë jetës. Ajo ka shkruar tashmë autobiografinë e saj, Brutally Honest, për të ndarë historinë e saj. Sapo të dalë nga rehabilitimi, këngëtarja angleze duhet të zërë vendin e saj në jurinë e Got Talentit të Amerikës, pasi ka firmosur një kontratë prej 1.3 milionë dollarësh me produksionin për të qenë pjesë në sezonin e ri të këtij spektakli./abcnews.al