Pas disa muajsh në Zvicër me St Gallen Florian Kamberi vendosi të kthehet sërish në Skoci, atje ku shpërtheu dhe arriti kulim e karrierës me Hibernian. Në janar ai iu bashkua skuadrës së Aberdeen.
Të shtunën ai debutoi për ekipin e tij dhe nga Skocia mediet raportojnë se Kamberi është lojtari i parë shqiptar që luan me skuadrën e njohur skoceze.
Gjithashtu në historinë e Aberdeen, asnjë lojtar nga Zvicra, vendi i lindjes së Kamberit nuk ka përfaqësuar ngjyrat e tyre. Aberdeen njihet si një klub mbështetës ndaj lojtarëve vendas, teksa gjatë gjithë historisë së tyre kanë luajtur vetëm 52 të. /abcnews.al