Sulmuesi i Chelsea, Hakim Ziyech, nuk është aspak i kënaqur nga aventura e tij në Londër. Ish-ylli i Ajax u trnasferua me shumë bujë gjatë merkatos së kaluar në “Stamford Bridge”, por me largimin e Frank Lampard ai nuk po aktivizohet pothuajse fare.
Trajneri i ri i bluve të Londrës, Thomas Tuchel, nuk e ka aktivizuar pothuajse fare marokenin, duke shkaktuar normalisht një pakënaqësi tek lojtari. Në këtë sezon të Premier League, Hakim ka luajtur në vetëm 11 ndeshje nga 23 që Chelsea ka zhvilluar deri më tani.
Madje, sipas raportmit të “Corriere dello Sport”, Ziyech ka kërkuar edhe largimin. Në fakt ka disa ditë që po qarkullon lajmi se 27-vjeçarin e kërkojnë ekipe si Milan, Roma e Juventus, por nuk ka patur asgjë konkrete. Sulmuesi është në kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 45 milionë euro. /abcnews.al