Malisheva ndër vite është konsideruar si bastion i Nismës Socialdemokrate. Mirëpo, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Nisma në këtë komunë është shumë afër me vota me partinë e Albin Kurtit që ka dalë e para në nivel të vendit.
Deri më tani kur janë numëruar më shumë se 97% e votave, Nisma ka marrë 6 mijë e 530 vota. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ndërkaq ka marrë 6 mijë e 301 vota.
Ndërkohë që janë numëruar 97% e votave. Partia Nisma e Fatmir Limajt, rezulton se ka marrë saktësisht 20 mijë e 59 vota. Kthyer në përqindje i bie 2,59% që për Nismën Socialdemokrate janë të pamjaftueshmepër ta kaluar pragun zgjedhor.