20 të infektuar te klubi i famshëm kroat, Paolo Tramezzani në hall të madh

schedule18:57 - 14 Shkurt, 2021

schedule 18:57 - 14 Shkurt, 2021

Covid-19 ka goditur keq Hajdukun e Splitit. Klubi i njohur kroat komunikon se plot 20 pjesëtarë kanë rezultuar pozitivë në tamponët e kryer.

12 janë futbollistë, ndërsa të tjerët janë pjesë e stafit teknik. Një gjë e tillë ka ndikuar që të shtyhet sfida e sotme ndaj Slaven Belupo.

Në stolin e Hajdukut qëndron Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i De Biasit te kombëtarja shqiptare. Ekipi nga Spliti renditet në vend të pestë në HNL. /abcnews.al