Arnold më i miri në botë? Statistikat nxjerrin zbuluar anglezin

schedule09:58 - 15 Shkurt, 2021

schedule 09:58 - 15 Shkurt, 2021

Liverpool nuk po kalon aspak një moment të mirë dhe këtë po e vërtetojnë ndeshjet e fundit. Edhe ditën e djeshme djemtë e Jurgen Klopp u mposhtën me rezultatin 3-1 në transfertën e Leicester City, duke humbur kontaktin me Manchester City e vendit të parë.

Formën negative të “The Reds” e konfirmojnë edhe statistikat. Një nga lojtarët që impresionoi gjithë botën sezonin e kaluar, Trent Alexander-Arnold, po zhgënjen totalisht këtë vit.

Në një studim të bërë nga “SofaScore”, anglezi është lojtari që ka humbur më shumë topa në një ndeshje gjatë këtij sezoni në Premier League.

Në përballjen kundër Southampton ai e humbi plot 38 herë topin, ndërsa kundër Burnley 39 herë. Kundër Leicester City, Alexander humbi jo më pak se 45 topa, duke konfirmuar formën e dobët që po kalon ai dhe Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!