Spezia arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Milanit, duke fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi. Të besuarit e Italianos i habitën që të gjithë me paraqitjen e tyre dhe tashmë e shikojnë veten në një pozicion më të mirë në renditje, duke u larguar nga zona e ftohtë.
What kind of celebration is this? ?#SpeziaMilan pic.twitter.com/eLxbGfqPAf
— Alex Agbo (@AlexAgbo23) February 13, 2021
Ajo që ra në sy tek lojtarët vendas ishte festa te goli i parë i shënuar nga Giulio Maggiore. Pamjet flasin vetë dhe në fakt të gjithë kanë mbetur paksa të habitur nga kjo mënyrë festimi. Megjithatë, për tifozët e vjetër të Serie A kjo nuk është hera e parë që ndodh në një ndeshje.
Një episod i ngjashëm me festën e lojtarëve të Spezias daton në 9 dhjetorin e vitit 2018 në duelin mes Lazios dhe Sampdorias. Mesfushori Ricardo Saponara shënoi në minutat e fundit të takimit, duke iu hequr mundësinë e fitores lacialëve dhe më pas festa është e çmendur.
Some way to celebrate a 98th minute equaliser…
Riccardo Saponara enjoyed that one ? @sampdoria_en pic.twitter.com/jiHnleNVfS
— Dugout Asia (@DugoutAsia) December 10, 2018
Italiani vrapon drejt ultrasve të Sampdorias, të cilët pothuajse e zhveshin farë lojtarin e tyre. Një mënyrë jo e zakontë festimi, por atë mbrëmje ndeshja përfundoi 2-2 dhe ishtë një pikë shumë e vlefshme për ta. Saponara e përsëriti këtë festë dje, këtë herë në prapanicën e shokut të tij. /abcnews.al