E ardhmja në pikëpyetje, njeriu që transferoi Sadikun i “shkel” syrin Leo Messit

schedule12:39 - 13 Shkurt, 2021

schedule 12:39 - 13 Shkurt, 2021

E ardhmja e kapitenit të Barcelonës, Leo Messit, vazhdon të jetë një mister. Kujtojmë që verën e kaluar argjentinasi i bëri që të gjithë lëmsh me letrën e tij, por në fund vendosi që të qëndronte te katalanasit. Me kalimin e kohës kjo çështje  po rikthehet sërish në vëmendje, pasi gjithçka do të vendoset në fundin e këtij sezoni.

Nëse ai do të vendosë të largohet janë disa ekipe që e kanë kërkuar “Pleshtin”. Manchester City, PSG apo dhe Inter kanë qenë disa nga klubet më të përmendura, por nga lista nuk mund të hiqet dhe Inter  Miami.

Ishte vetë Messi që i dërgoi një fanellë të firmosur Marcelo Claure, një prej pronarëve të klubit amerikan (zotëron edhe klubin e Girona dhe Bolivar, madje te këta të fundit transferoi Armando Sadikun) dhe ky veprim i tij u konsiderua si një “flirtim” i hapur nga 33-vjeçari.

“Faleminderit Leo që ma dërgove këtë fanellë. Ne do ta mbajmë me shumë dashuri. Bota e futbollit është shumë e vogël dhe jam i sigurt që rrugët tona do të kryqëzohen një ditë”, shkruante në “Twitter” Claure. Fuqitë ekonomike të këtij të fundit dihen, por vendimi në fund do t’i takojë Leos dhe do të na duhet të presim deri në verë për ta zbuluar atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!