Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela është kërcënuar me jetë. Kjo ka ndodhur për shkak të një deklarate, ku Sela theksonte se përpara ndryshimeve kushtetuese, duhet bërë një marrëveshje përfundimtare mes maqedonasve dhe shqiptarëve në mënyrë që t’u jepet fund konflikteve të brendshme. Në një postim të grupit të deklaruar si “Luanët Maqedonas”, në mënyrë të hapur shprehet mllefi i tyre ndaj kërkesës së Ziadin Selës. Ky grupim shkruan se gjatë 27 prillit të përgjakshëm, “Sela duhet të ishte vrarë”. Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me ngjarjen duke dënuar kërcënimin dhe i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë. /abcnews.al
Maqedoni, kërcënohet kreu i aleancës për shqiptarët
schedule10:24 - 27 Gusht, 2018
schedule 10:24 - 27 Gusht, 2018