Një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Mitrovicës. Si pasojë e të shtënave të armëve, 23-vjecari raportohet të ketë vdekur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë dy persona të tjerë janë plagosur.
Detaje për vrasjen e këtij të riu janë dhënë nga policia rajonale e Mitrovicës.
“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./mv.abcnews.al