Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria piketon dy talente në Irlandë, njërin e do Interi me ngulm

schedule22:11 - 12 Shkurt, 2021

schedule 22:11 - 12 Shkurt, 2021

Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj janë dy adoleshentët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë ngjyrat e Irlandës. I pari është një nga lojtarët më të spikatur dhe të dy janë pjesë e pjesë e Shamrock Rovers.

FSHF po tenton t’i bindë të rinjtë të veshin fanellën kuqezi dhe sipas “Shkodra Sport”, skauti i saj, Enzo Aliaj, ka kontaktuar familjarët e dy futbollistëve të vegjël dhe u ka ofruar atyre mundësinë që fëmijët e tyre të luajnë për moshat e kombëtares shqiptare.

Zefi ka kaluar te Irlanda U17, kurse Ferizaj tani është pjesë e 16-vjeçarëve të Irlandës. Për të parin, i cili luan si sulmues krahu, është raportuar se e kërkon Interi dhe shumë shpejt pritet të transferohet në Itali. Nëse kjo ndodh, do të ishte një bonus i madh edhe për Shqipërinë, që do e kishte më të lehtë ta bindte të vishte ngjyrat kuqezi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!