Brdaric: Gjithmonë në sulm, Vllaznia ime nuk ndryshon. Gabimet? Na trimërojnë

schedule09:58 - 12 Shkurt, 2021

schedule 09:58 - 12 Shkurt, 2021

Vllaznia pret nesër Apoloninë në “Loro Boriçi”, sfidë që nis prej orës 14:00. Fitorja është alternativa e vetme për ekipin shkodran, për të vijuar të ruajë diferencën me ndjekësit dhe për t’u rikthyer te tre pikët, që mungojnë prej tre javësh.

Trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric flet rreth situatës së ekipit të tij dhe përballjes ndaj fierakëve në konferencën e zakonshme për shtypin. Nuk mungon edhe një koment për momentin aspak pozitiv të ndeshjeve të fundit dhe mungesën e golave nga ana e sulmuesit Dilaver.

SFIDA – “Një ndeshje e vështirë nesër ndaj Apolonisë, por kemi punuar dhe presim të fitojmë si gjithmonë. Duhet të respektojmë çdo kundërshtar, nuk ka rëndësi emri. Ne përgatitemi gjithmonë njësoj. Nesër është një ndeshje që vlen tri pikë”.

MUNGESAT – “Po, kemi dy mungesa (Adili dhe Marku). Po punojmë gjithë javën me këta lojtarë që nesër të jemi gati për ndeshjen. Duhet të implementojmë në fushë atë çka u kemi thënë djemve, duhet të jemi të fokusuar në fushë”.

MOMENTI JO I MIRË – “Nuk dua shumë të flas për opinionet. Nuk ka kërkim falje për javët e fundit, jemi realistë, javët e fundit nuk kemi qenë aty ku duam. Nuk mund të ndryshojmë dhe të luftojmë kundër trajnerëve, arbitrave dhe fushave të këqija. Ne mund të ndryshojmë lojën tonë dhe atë po bëjmë. Të gjitha skuadrat presin që ne të dështojmë, por ne do bëjmë atë që dimë. Për mua nuk ka rëndësi nëse ka borë, shi apo çdo gjë. Për mendimin tonë duhet të bëjmë atë që dimë”.

DILAVER – “Po, më shqetëson kjo formë e tij, por presim që nesër shënjestra të jetë e duhura. A është gati Tim Brdaric për ekipin e parë? Ka shumë të talentuar në skuadër, ai është një ndër ta dhe po luan për ekipin U21. Për momentin jam i fokusuar në ekipin e parë”.

EKIPI – “Ne jemi të fokusuar dhe gjithmonë bëjmë analizën se ku jemi duke gabuar. Nuk ndryshon stili i lojës tonë, ne bëjmë lojë sulmuese dhe ndonjëherë është më mirë kur lojtarët gabojnë, sepse bëhen më trima dhe vështrimi është vetëm përpara”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!