Zyrtare/ Ismajli me presidencë të re, amerikanët zbarkojnë në Serie A

schedule17:59 - 11 Shkurt, 2021

schedule 17:59 - 11 Shkurt, 2021

Ndryshim pronësie te Spezia. Klubi i Serie A, pjesë e të cilëve është edhe Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka kaluar në duart e familjes amerikane Platek. Robert Platek, së bashku me gruan e tij Laurie Platek dhe tre fëmijët Amanda, Caroline, Robert Junior dhe vëllai i tij Philip Platek, të gjithë mbështetës të mëdhenj të Serisë A, kanë filluar një projekt afatgjatë te klubi 114-vjeçar.

Jemi të lumtur për blerjen e Spezias. Serie A është një kampionat elitar dhe prej kohësh kërkonim blerjen e një klubi italian. Spezia ka të njëjtat vlera në të cilat beson familja jonë: punë dhe përulësi. Jemi të nderuar që mund të mbështesim dhe ndihmojmë këtë klub të rritet. Synojmë të arrijmë sa më shumë suksese në të ardhmen për të bërë krenarë tifozët tanë besnikë“, u shpreh Robert Platek.

Ky i fundit është 56 vjeç, ka një zyrë në Washington DC dhe është partner në fondin MSD. Kujtojmë që Spezia po luan për herë të parë në elitën e futbollit italian. Skuadra e drejtuar nga 43-vjeçari Vincenzo Italiano renditet në vend të 16-të, gjashtë pikë sipër zonës së ftohtë. Objektivi për këtë sezon është mbijetesa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!