Ronaldo nuk shënon gol, por takon kryeministrin e Shqipërisë

schedule21:47 - 25 Gusht, 2018

schedule 21:47 - 25 Gusht, 2018

Ndeshja Juventus-Lazio ka pasur një tifoz special këtë të enjte. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte në Torino për të ndjekur ndeshjen.

Por ai nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Në rrjetin social Facebook, Rama ka shpërndarë një foto sëbashku me yllin e bardhezinjve, Cristiano Ronaldo.

Edhe pse Juventus arriti të fitonte ndaj skuadrës së Lazios me rezultatin e ndeshjes, Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte golin e parë në Serie A.

Më herët, para ndeshjes, kryeministri Edi Rama u takua me presidentin e “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!