Shpejtësia ishte faktori kyç që e ndihmoi një të ri në Britaninë e Madhe të shpëtonte makinën e tij Range Rover së vjedhuri.
Në të njëjtën kohë, ky faktor e bëri që të dilte lakuriq në mes të natës në ndjekie të grabitësit.
Stephen Cullen, 29 vjeç, ka treguar për mediat se ai ishte duke parë televizor me të dashurën, kur dëgjoi alarmin e mjetit të tij. Zhurma që dëgjoi bëri që të futej menjëherë në aksion.
Në video dallohet hajduti që përpiqet të largohet, por Cullen e kap disa metra larg.
“Ai e kuptoi që isha lakuriq. Nuk dinte se ku të më kapte”, tregoi 29-vjeçari për The Sun.
Ndërkohë policia ka njoftuar se hajduti është një adoleshent dhe se në momentin e ngjarjes ai ishte në gjendje të dehur./abcnews.al