Një palë atlete prej porcelani unike kanë dalë në shitje në një ankand në Sotheby’s, me çmimin 1 milion dollarë. Projektuar nga Adidas dhe prodhuesi gjerman i porcelanit Meissen, këpucët prej lëkure pritet të bëjnë një rekord të ri.
Rekordi është thyer disa herë këtë vit, së fundmi nga një set Nike Air Jordan 1 që Christie’s shiti për 615,000 dollarë në gusht.
“Ka një zhvendosje në treg duke parë këto atlete si art”, tha Brahm Wachter, drejtor i zhvillimit të tregtisë elektronike në Sotheby’s.
Shitja do të zgjasë në internet deri më 16 dhjetor. Të ardhurat do të shkojnë në Muzeun Brooklyn në New York për programin e tij për të rinjtë.l.k/abcnews.al