Mund të duket si një ngjarje në filma, por është e vërtetë. Një djalë i apasionuar pas shkencës ka gëlltitur dhjetëra magnete për një eksperiment.
Si pasojë, Rhiley Morrison i është dashur të bënte gjashtë orë operacion kirurgjikal.
12 vjeçari gëlltiti 54 topa magnetik për të parë nëse mund të krijonte shkop metalik në stomak. Ai gëlltiti një tufë më 1 janar dhe të dytën më 4 janar.
Rhiley, nga Prestwich, Greater Manchester, kaloi 10 ditë në gjendje keqe duke vjellë një lëng të gjelbër të shkaktuar nga rrjedhja e zorrëve të tij dhe ai duhej të ushqehej përmes një tubi. Më pas ai doli nga spitali pas më shumë se dy javësh./abcnews.al