Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, gazetari shqiptar nga Kosova, Bedri Sadiku.
Vitet e fundit deri sa vdiq, ai ishte gazetar i të përditshmës ‘Rilindja’. Më herët, Sadiku ka punuar në këtë gazetë si korrespodent nga Gjilani, Tirana dhe Shkupi.
Ai ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni. Evidentoi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, madje disa herë u ndalua dhe arrestua nga policia.
Bedri Sadiku, lindi në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
Bedriu la pas bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza. l.k/abcnews.al