Napoli nuk ia doli të shkonte në finalen e Kupës së Italisë, pasi u mund nga Atalanta në gjysmëfinalen e dytë. Presioni ndaj trajnerit Gennaro Gattuso sa vjen dhe rritet dhe pas takimit të djeshëm është pyetur nëse për të shansi i fundit do të jetë kundër Juventusit të shtunën.
Sigurisht pyetja nuk është se i ka pëlqyer trajnerit italian, i cili është shprehur kështu: “Nuk e di, duhet të pyesni klubin. Kapiteni i anijes jam unë dhe kur gjërat shkojnë keq, atëherë ai që i vuan në kurriz është kapiteni.
Unë nuk mund ta mendoj këtë se ndeshjen e parafundit, apo si të fundit ndeshjen e radhës. Duhet të punoj dhe të jem në gjendje të besoj. Jam trajner dhe kështu ndodh kudo. Nuk jam i pari dhe nuk do jem as i fundit që e pësoj, por unë e kam për detyrë ta provoj deri në fund”. /abcnews.al