Tre persona janë ndaluar nga policia e Korçës në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vdekur 56-vjeçari Nevruz Fiqi.
Sipas njoftimit të policisë ndalimi i Arben Nazifit, 56 vjeç, Emiljano Nazifit, 30 vjeç dhe Edison Nazifit, 30 vjeç, xhaxhai dhe dy nipërit e tij, u bë pasi të enjten rreth orës 16:00 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur rëndë me grushte e shkelma 56-vjeçarin Fiqi.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës prej një konflikti për motive banale, ndërsa si pasojë e dhunës Nevruz Fiqi vdiq gjatë natës në banesën e tij.
Sipas motrës së viktimës, konflikti ka ndodhur për shkak të territorit të kanaçeve.
Ndërkohë pritet që 56-vjeçari t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore./abcnews.al