Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Xixa” me Bonuccin dhe Agnellin, Conte: Pres më shumë respekt nga Juvja

schedule23:33 - 9 Shkurt, 2021

schedule 23:33 - 9 Shkurt, 2021

Juventus-Inter nuk prodhoi gola, rezultat që kualifikoi bardhezinjtë e Pirlos në finalen e Kupës së Italisë (Juventusi fitoi 1-2 ndeshjen e parë).

Polemikat nuk munguan në sfidën e luajtur në Torino, diçka normale duke llogaritur rivalitetin e madh midis dy skuadrave, klubeve dhe tifozerive respektive.

Një kontakt në zonë mes Lautaro Martinez dhe Federico Bernardeschit solli shpërthimin e stolit zikaltër. Arbitri vendosi të vazhdonte lojën dhe Conte nuk u përmbajt.

I menjëhershëm reagimi i Leonardo Bonuccit, mbrojtësit të Juventusit, i cili iu drejtua me këto fjalë ish-trajnerit të tij: Conte, respekto arbitrin, duhet ta respektosh atë.

Në fund pati edhe “xixa” mes trajnerit të Interit dhe Andrea Agnellit, presidentit të Juventusit. Conte foli shkurtimisht pas ndeshjes, duke mos i kursyer thumbimet ndaj kampit kundërshtar.

Nuk kam fjalë, thjesht duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Te Juventusi duhet të thonë të vërtetën.

Arbitri i katërt dëgjoi gjithçka dhe e pa se çfarë ndodhi gjatë gjithë ndeshjes“, deklaroi Conte për mikrofonët e Rai Sport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!