Përpjekje për fuqizimin e të paktën 200 kompanive shqiptare në bujqësi e tregti

schedule15:40 - 31 Tetor, 2017

schedule 15:40 - 31 Tetor, 2017

Edhe pse të afërta, tregjet në rajon mbeten të vështira për kompanitë shqiptare. Një program për rritjen e konkurueshmerisë, synon të ndërlidhë të paktën 1200 kompani prodhimi dhe eksporti në 5 vende.

Bashkimi Europian po nxit tregtinë e lirë në Ballkan. Por, zhvillimi i rajonit si një treg i përbashkët nuk mund të vijë me kompani lokale, pak konkurruese. Në dhjetë vitet e fundit të marrëveshjes CEFTA, tregtia mes vendeve të Ballaknit është rritur, por jo aq sa pritej.

Ndaj, krahas tregtisë së lirë, vendet të nxitura nga BE, po kërkojnë të fuqizojnë kompanitë eksportuese e të prodhimit. Një projekt rajonal, synon të krijojë një rrjet komunikimi mes të paktën 1200 kompanish në rajon, të përqëndruara kryesisht në sektorin e prodhimit dhe eksporte.
Shpresa e ekonomistëve është zhvillimi i kompanive shqiptare me gjetjen e tregjeve të reja, apo bashkëpunimet me kompani rajonale.
Aktualisht, eksportet tona në rajonin e Ballkanit dhe në Europen Lindorë, janë kryesisht produkte bujqësore.

https://youtu.be/JIWcJ3XIHnQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!