Oboti si “Rozafa”, banori: Ky fat na ra, shteti nuk na e var

schedule19:44 - 9 Shkurt, 2021

schedule 19:44 - 9 Shkurt, 2021

Nga Simon Shkreli

E gjithë pjesa fushore e Njësisë Administrative Ana e Malit është nën ujë. Banorët e Obotit përpiqen të shpëtojnë ç’të mundin. Kola ka transportuar me varkë fidanët e këtyre bimëve dekorative.

I ngarkoi në këtë furgon. Deri sa Oboti të thahet për to do kujdeset një afërm i tij banues i një fshati tjetër. Ndërsa Françesk Pjetri banor i Muriqanit tregon se puna e tij dy vjeçare është ujë.

Shegët i kam poshtë, 200 rrënjë. Ka banorë me 20 dhe 30 dynym nën ujë. Shegët i kam të reja, 2 vjeçar s’kanë dhënë ende prodhim këtë vit do jepnin po besoj se do thahen”.

Flet për një dëm të madh ekonomik. “2-3 milionë lekë, shteti s’na i var. Ky ka qenë fati ynë” tha ai.

Historia e legjendës së Rozafës për këta banorë vazhdon të përsëritet, puno verës dhe shkatërro dimrit, ky është fati i keq i këtyre banorëve që degën kryesore të ekonomisë kanë bujqësinë./ db/Abcnews.al