Ashtu sikurse pritej, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi qytetarët për vendimin e mbylljes totale si në mars në rajonin e Atikës.
Mitsotakis, tha se nga e enjtja deri më 28 shkurt rajoni do të jetë i izoluar, pas sugjerimit të komitetit të ekspertëve që mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme sot.
Sipas këtij vendimi, mbyllen të gjitha shkollat, dyqanet me pakicë. Masat pritet të specifikohen nesër.
Në mesazhin e tij, Mitsotakis theksoi se Greqia deri më tani i ka rezistuar në mënyrë efektive valës së tretë të koronavirusit.
“Sot, megjithatë, rreziku po rishfaqet,” shtoi kryeministri, duke përmendur dy faktorë shqetësues rritjen e shtrimeve në spital në Atikë dhe mutacionet që duket se përshpejtojnë transmetueshmërinë e tij.
“Mund të presim edhe disa ditë, por zilja po bie dhe ne kemi mësuar të punojmë për të parandaluar dhe mos ndjekur problemin, për të shpëtuar jetë”, tha ai . “Kështu, nga pasnesër, e enjte, deri më 28 shkurt, do të ketë masa shtrënguese të shtuara në Atikë. Kjo do të thotë që mbyllen të gjitha format e shitjes me pakicë dhe tani e tutje të gjitha nivelet e arsimit do të funksionojnë në distancë.
“Ne e dimë që nga prilli do të jemi shumë më mirë. Por tani duhet të parandalojmë rrezikun. Bazuar në të dhënat e reja, unë marr përgjegjësinë për masat shtesë për mbrojtjen e shëndetit publik. Përveç trajtimit të veçantë që do të vazhdojë me praninë fizike. Masat e reja do të specifikohen më tej nesër nga kompetentët’, tha Kryeministri. g.v/abcnews.al