Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çobani i bjeshkëve, tradita e blegtorisë/ Rrëfehet Isa Doni, kujdeset çdo ditë për 300 krerë dele dhe dhi

schedule20:29 - 23 Maj, 2026

schedule 20:29 - 23 Maj, 2026

Që në fëmijëri, jeta e Isa Donit nga bjeshkët e Kalasë së Dodës ka qenë e lidhur ngushtë me bagëtinë.

58-vjeçari kujton se dashuria për këtë profesion lindi që kur ishte ende fëmijë, ndërsa dita e tij nis ende pa zbardhur mirë mëngjesi. Me qindra krerë dele e dhi kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe puna në bjeshkë nuk njeh orar apo pushim.

Tufa prej rreth 300 krerësh të imëta drejtohet çdo ditë nga vetë Isai, i cili kalon orë të tëra në kullota, duke u kujdesur për bagëtitë në një terren sa të bukur, aq edhe të vështirë.



Edhe këtë sezon veror, puna në bjeshkë mbetet e lodhshme dhe plot sakrifica, por kjo nuk e ka penguar aspak që të qëndrojë për muaj të tërë larg familjes.

Kur dimri afrohet dhe dëbora mbulon malet, Isai detyrohet të zbresë drejt zonave më të ngrohta bashkë me tufën, në një shtegtim që përsëritet vit pas viti.

Sot, për të përballuar punën e madhe, ai ka punësuar edhe dy çobanë të tjerë, pasi një tufë e tillë kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe kujdes të pandërprerë.

Megjithatë, përtej pasionit dhe lidhjes së fortë me këtë profesion, Isa Doni thotë se blegtorët kanë nevojë për më shumë mbështetje. Ai apelon që shteti të krijojë më shumë mundësi dhe subvencione për fermerët e zonave malore, në mënyrë që tradita e blegtorisë të mos shuhet dhe numri i bagëtive të vijojë të rritet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!