Përplasen dy makina tek mbikalimi në Gostil të Kukësit, katër të plagosur

schedule16:09 - 24 Gusht, 2018

schedule 16:09 - 24 Gusht, 2018

Drejtuesit e dy mjeteve dhe bashkëshortet e tyre u dëmtuan pasi u përplasen me njëri-tjetrin. Aksidenti rrugor ndodhi tek mbikalimi i Gostilit në Kukës dhe në të u përfshinë një Pasat dhe një Ford me targa italiane. Policia nuk ka nxjerrë akoma shkakun e këtij aksidenti, por drejtuesit e mjeteve që u përplasën dhe njëra nga gratë, u dërguan në spitalin rajonal të Kukësit. Kurse gruaja e dytë e dëmtuar u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë./abcnews.al