Atika përgatitet për “lockdown”, Mitsotakis deklaratë urgjente

schedule16:50 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:50 - 9 Shkurt, 2021

Rajoni i Atikës në Greqi pritet që nga nesër të futet në izolim total. Mediat greke raportojnë se ky vendim është propozuar nga ekspertët e sëmundjeve infektive. Pritet që njoftimi të bëhet i ditur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në orën 19:30.

Sipas ekspertëve, shkollat ​​dhe dyqanet me pakicë do të mbyllen nga nesër deri më 22 shkurt. Mësohet se vendimi u mor me 16 vota pro dhe 8 abstenim, raporton “Protothema”, përcjell abcnews.al.

Bazuar në përvojën nga zona të tjera nën një regjim të masave të rrepta kufizuese, pritet që shitjet me pakicë dhe qendrat estetike do të pezullohen. Vetëm supermarketet, farmacitë, pikat e karburantit dhe dyqanet ushqimore pritet të jenë të hapura.

Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias pas takimit të jashtëzakonshëm me Kyriakos Mitsotakis  tha se masat e reja do të shpallen sot.

Më herët, Ministri i Shëndetësisë vuri në dukje se propozimi i tij është të zbatojë menjëherë një bllokim si ai në mars në Atikë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!