Akademia e Shkencave ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja të infektuar me Covid në vendin tonë.
Gjatë një konference shkencore në Kryesinë e Kuvendit, Skënder Gjinushi u shpreh se masat kufizuese nuk po zbatohen dhe kërkohet një ashpërsim i tyre.
Ndër të tjera Gjinushi është shprehur se është e nevojshme ashpërsimi i tyre për një periudhë 2 javore.
“Nga dhjetori, vdekshmëria në Shqipëri është në nivelin e 1%, nga 2,2% që ishte mesatarja e saj deri në dhjetor. Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit e deri më sot ka formën e një vargmali me dy maja, një në mes të nëntorit dhe një në fillim të janarit. Në të gjitha vendet ka filluar zbritja.
Ne sot ndodhemi në majë dhe këtu bëjmë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Kjo vjen pasi në rajon në tërësi dhe te ne në veçanti zbatohen kufizime dhe masa më të buta se në pjesën tjetër të Europës. Tri masat e mirënjohura, higjienë, distancë, mbajtje e maskës, nuk respektohen sa duhet. Prandaj për të përshpejtuar uljen është e nevojshme që të riforcohen kufizimet dhe respektimi i tyre, së paku për një periudhë dyjavore”, u shpreh Gjinushi./abcnews.al