Mutacioni i ri i Covid-19, i përhapur në Britaninë e Madhe ka shkaktuar probleme në zhvillimin normal të Champions League dhe Europa League.
Para pak ditësh ndeshjet e Gladbach dhe Leipzig u caktuan në Hungari, teksa edhe Real Sociedad do duhet të gjejë një zgjidhje për sfidën e saj ndaj Manchester United.
As në Spanjë nuk lejohet hyrja e shtetasve anglezë dhe UEFA e klubet po mendojnë ta zhvillojnë ndeshjen diku tjetër. Nga Spanja mësohet “Allianz Stadium” është vendi i caktuar nga Sociedad dhe United dhe kanë marrë edhe miratimin e UEFA-s.
Megjithatë, klubi bask po bën maksimumin për të bindur qeverinë spanjolle të lejojë hyrjen e lojtarëve dhe stafit të Manchester United. Në orët në vijim pritet të njihemi me vendimin zyrtar. /abcnews.al