Është identifikuar trupi i pajetë që është gjetur mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktima është Kostandin Kume, 60 vjeç i cili është gjetur i pajetë në rrugë.
Sipas të dhënave paraprake nga mjeku i Orikumit dyshohet se shkak për humbjen e jetës është bërë arresti kardiak.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

