Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria më 21 janar për mosrespektimin e masave antiCOVID, ka bërë që Rusia të kundërpërgjigjet duke shpallur si ” persona Non- grata” sekretaren e ambasadës shqiptare në Rusi.
Ministria e Jashtme ruse tha se diplomates shqiptare i është dhënë një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga vendi. Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Shqipërisë u tensionuan dukshëm pas dëbimit të diplomatit rus në 21 janar për shkelje të rregullave anti-COVID, vendim që u konsiderua si justifikim nga pala ruse.
Moska kishte deklaruar më parë se do t’i përgjigjej “lëvizjes jo-miqësore”, të cilën e sheh si një provokim që synon të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve./abcnews.al