Samir Handanovic mbush 37 vjeç në korrik dhe Interi po mendon për zëvendësuesin e tij. Edhe pse mbetet një garanci mes shtyllave, kapiteni po plaket dhe drejtuesit zikaltër kanë piketuar pasuesin e sllovenit.
Corriere dello Sport raporton se i preferuari i Interit është Rui Silva, portieri i Granadës. 27-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me ekipin spanjoll dhe rinovimi është larg.
Klubi italian po monitoron situatën e “gardianit” luzitan dhe po përgatit një ofertë për të, për ta marrë me parametra zero për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al