Deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi është shprehur sot nga foltorja e Kuvendit se të thuash që gjendja ekonomike në vend është e rëndë është shumë pak. Duke iu drejtuar ministers së finanacave dhe ekonomisë Anila Denaj, Roshi tha se qytetarët kur dëgjojnë deklaratat e qeverisë duhet të thotë lum ç’dëgjojmë e mjerë ç’shikojmë.
Po ashtu, Roshi deklaroi se qeveria nuk i erdhi në ndihmë biznesit të vogël dhe as qytetarëve që u goditën rëndë ekonomikisht nga pandemia.
“Të thuash që gjendja ekoniomike në vend është e rëndë është shumë pak. Bizneset e lëna në mëshirë të fatit po mbyllin qepenat duke shtuar numrin e të papaunëve. Gjendja financiare është shkaku numër 1 i largimit të të rinjve nga vendi por edhe të moshës së mesme. Asnjë ndihmë për biznesin, asnjë plan për rimëkëmbjen.
Qeveria shqiptare, ndryshe nga vendet e tjera, nuk i dha asnjë ndihmë biznesit. Kosova dha para një javë një ndihmë për bizneset..qeveria nuk i pagoi sigurimet e pagës së luftës, tha se do t’i paguajë biznesi. Sigurimet, nëse një biznes i vogël nuk i pagian sigurimet në kohë, fillon kamatvonesa e gjobitet, ndërsa për naftëtarët e Ballshit, qeveria është në autobus.
Administrata i mori pagat si në normalitet, profesioni i lirë nuk u mbështet. Biznesi me 26 mijë lekë në muaj, cfarë duhet të paguajë më parë? Rritja e pagës minimale, rrjedhimisht rritje të siguracioneve. Si u rrit paga kur ekonomia pati rënie në një vit. Pas rritjes së pagës fshihet rritja e taksës.” sb/abcnews.al/