Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për “Këpucën e Artë”, kafshojnë vetëm Devid dhe Nwabueze

schedule08:35 - 8 Shkurt, 2021

schedule 08:35 - 8 Shkurt, 2021

Superiorja ka përshkuar gjysmën e rrugëtimit dhe nuk ka garë vetëm për titullin kampion. “Këpuca e Artë” është objektiv e disa sulmuese dhe momentalisht në krye të listës janë dy futbollistë të Kukësit.

Bëhet fjalë për Agim Ibrahimin, autor i nëntë golave (4 me penallti) me fanellën e verilindorëve. Një gol më pak ka shënuar nigeriani Patrick Eze, i cili nga pika e bardhë ka goditur vetëm në një ndeshje dhe ka qenë i saktë.

Po aq sa Eze ka shënuar edhe Adit Hoxhaj, sulmuesi vlonjat i Vllaznia. Të tetë golat ai i ka dërguar në rrjetë përmes aksioneve. Këtë javë të tre këta sulmues janë ndalur. Të vetmit që kanë kafshuar janë Kyrian Nwabueze dhe Devid De Santana.

 

Pesë shënuesit më të mirë në Superiore

Sulmuesi i Laçit, fitues i “Këpucës së Artë” vjet me 24 gola, ka shkuar në kuotën e 7 golave me rrjetën e tundur me Vllazninë. Nigeriani këtë sezon ka luajtur më pak për shkak të një dëmtimi, si dhe duhet përmendur fakti që i kanë pritur dy penallti.

Po 7 gola numëron dhe Devid de Santana i Kastrioti, i cili i dha tre pikët skuadrës krutane kundër Kukësit një ditë më parë. Një surprizë e bukur e Superiores, duke pasur parasysh të shkuarën e tij jo shumë të ndritshme në Brazil./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!