Gentjan Qarri u ekzekutua sonte në Vlorë në një atentat mafioz, ndërsa pista kryesore ku po hetohet është e shkuara e tij, pasi kishte qenë dënuar më parë në Itali me 15 vite burg për drogë.
Zona ku u vra 40-vjeçari është rrethuar nga policia, por nëna e Qarrit sapo ka mësuar lajmin ka vrapuar me shpejtësi në lot dhe britma për vdekjen e të birit.
Në pamjet e siguruara nga ABC, duket teksa një burrë shoqëron të moshuarën duke e larguar nga vendi i ngjarjes.
20 herë u qëllua me armë zjarri Gentjan Qarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Për t’u siguruar për vrasjen, autorët zbrazën kallashnikovin mbi trupin e 40-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spital disa minuta më pas.
Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të tjera nga atentati, pasi Qarri u qëllua nga një makinë në lëvizje, teksa ishte duke ecur në këmbë në lagjen “29 Nëntori” në një orar që lëvizjet janë të shumta./ db/Abcnews.al