“Hive”, filmi shqipar me regji të Blerta Bashollit bëri histori duke rrëmbyer tre çmime të rëndësishme në Festivalin në “Sundance Film Festival”. Filmi arriti të rrëmbejë çmimin si filmi më i mirë, për regjisoren më të mirë dhe çmimin e publikut.
Mbi suksesin e tij, ka reaguar dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Përmes një postimi në Instastory, Dua shkruan se ndihet shumë krenare për triumfin e filmit kosovar.

Ndërkohë, kujtojmë që dhe Rita reagoi një ditë më parë, ku shprehte gjithashtu krenarinë. Këngëtarja ripublikoi postimin e Qendrës Kinematografike së Kosovës, që dha lajmin për rrëmbimin e 3 çmimeve, postim të cilin e shoqëroi me thjesht një fjalë: ‘Yes!” /abcnews.al


