Ishte duke ecur në këmbë, vlonjati u qëllua nga një makinë në lëvizje

schedule18:31 - 6 Shkurt, 2021

schedule 18:31 - 6 Shkurt, 2021

Atentat në Vlorë. Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Objektivi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital. ABC mëson se personi që është qëlluar ishte duke ecur në këmbë në momentin që i kanë bërë atentatin, raporton gazetari Elton Nikaj.

Kundër tij është qëlluar nga një makinë që ishte në lëvizje, e cila më pas është larguar me shpejtësi. Ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e të plagosurit, që ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa ka ngritur postblloqe për të kapur autorin./ db/Abcnews.al