Qytetarët shqiptarë vijojnë të kenë pagat më të ulëta në rajon e në Europë.
Një raport i Eurostat vlerëson se në 2020 Shqipëria ka pasur një pagë minimale prej 210 eurosh shumë herë më e ulët nëse e krahasojmë me Serbinë apo Malin e Zi.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT janë rreth 40% e të gjithë të punësuarve në Shqipëri që paguhen deri në 30 mijë lekë ose mbi 460 mijë qytetarë.
Ndërkohë që paga minimale në Greqi rezulton të jetë gati 3 herë më e lartë se në vendin tonë.
Gjatë këtij viti qeveria miratoi një rritje të pagës minimale duke e çuar atë në 30 mijë lekë ose 243 euro por përsëri vendi ynë renditet në fund përsa i përket nivelit të pagës minimale në rajon. Qeveria dhe opozita e kanë renditur rritjen e pagës minimale një ndër pikat kryesore të fushatave elektorale duke premtuar rritje për vitet në vijim.
Eurostat konstaton se vendet në Bashkimin Europian ndahen në dy blloqe ku rreth 10 vende në lindje kanë paga minimale nën 700 euro në muaj midis të cilave përmendim Bullgarinë, Hungarinë dhe Rumaninë.
Më mirë pozicionohen vendet që janë në jug të BE-së ku pagat më të vogla variojnë nga 700 -1100 euro. Ndërsa diferencë të thellë krijojnë pagat minimale të shteteve perëndimore Europiane që kalojnë nivelin prej 1500 eurosh.
Luksemburgu është shteti me mirëqenien më të lartë në Europë ku paga minimale është 2 mijë e 202 euro e ndjekur nga Irlanda me 1.724 euro dhe Holanda me 1.685 euro.
Pagat minimale në 2020
SHQIPËRIA 210 EURO ( 243 EURO – 2021)
MAQEDONIA 282 EURO
MALI I ZI 331.33 EURO
SERBIA 344.43 EURO
GREQIA 758.33 EURO
Vendet me pagat më të larta minimale në Europë
LUKSEMBURGU 2.202 EURO
IRLANDA 1.724 EURO
HOLANDA 1.685 EURO
BELGJIKA 1.626 EURO
GJERMANIA 1.614 EURO
FRANCA 1.555 EURO
/abcnews.al/