15 familje në Laç e kanë kaluar natën jashtë. Kanë frikë se pallati i tyre do të shembet.
“Nga shirat dhe ndërtimet, dherat futen në banesë”, tregon një nga banorët.
Në sheshin para pallatit po hapet një kanal disa metra i thellë për disiplinimin e ujerave të përroit të qytetit.
Punimet kanë shkuar deri në themelet e pallatit dhe të disa objekteve pranë.
“Dherat kanë shkuar deri në themel dhe banesa ka pësuar tronditje”, tregon një tjetër banor.
Banorët kërkojnë që ti jepet zgjidhje kësaj problematike.
“Kam pasur takim me presidentin e firmës dhe më garantojnë se nuk ka asnjë shembje, ndërsa tani e kam kontaktuar sërish dhe nuk më del”, shprehet ai.
Punimet po kryhen nga kompania “Vëllezrit Hysa” dhe pritet zgjatin 5 muaj.
/abcnews.al/