Bashkia e New York, 22 kandidatë për një post

schedule14:13 - 5 Shkurt, 2021

schedule 14:13 - 5 Shkurt, 2021

22 kandiatë për një post. Dhe posti është ai i kryebashkiakut aktual të Nju Jork, Bill de Blasio. Progresisti italo amerikan 59 vjeçar, i martuar me një afroamerikane, i zgjedhur në 2014-ën pas pesë mandatesh republikane – 2 të Rudi Xhuliani dhe tre të Majkëll Bluberg – në nëntor do të largohet nga rezidenca zyrtare e kryebashkiakut.

Një nga ndërtesat më antike të Nju Jork me pamje nga Lumi lindor në rrugën e 88-të. Por De Blasio nuk do iu mungojë njujorkezëve. Këta të fundit nuk ia falin përpjekjen për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë duke marrë pjesë në zgjedhjet paraprake demokrate në 2020-ën. Ata e fajësojnë dhe për keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirus. Por dhe për mbështetjen që i dha kërkesës së lëvizjes “Jetët me ngjyrë kanë rëndësi” për të prerë fondet e policisë.

Momenti është shumë i vështirë. Në qytet janë shënuar më shumë se 600 mijë të infektuar dhe 27 mijë viktima nga Covid, ekonomia është në krizë dhe papunësia shënon rekorde të reja. Por rimëkëmbja mund të jetë shumë pranë: edhe për këtë arsye gara për postin e kryebashkiakut po transformohet gjithnjë e më shumë në një garë politike të rëndësishme. Për këtë arsye një ushtri e vërtetë kandidatësh është gati të garojë për të fituar zgjedhjet paraprake të 22 qershorit duke shpresuar se do të mund të fitojnë në 2 nëntor.

22 kandidatët në garë janë shumë ndryshe njëri nga tjetri. Janë 8 gra dhe 13 burra, por është dhe Pejpër Boj Princ, një reper nga Bruklin – i cili publikisht deklaron se ka një gjini të papërcaktuar. Ky i fundit propozon një program ultra të majtë, me dhënien e asistencës, heqjen e policisë nga qyteti dhe falje për të gjithë ata që nuk paguajnë dot qiranë e shtëpisë.

Por fusha me më shumë garues është ajo demokrate: janë 18 në krahasim me tre republikanët, ndërsa vetëm njëri është i pavarus: Kristofer Kritçmen, 40 vjec, ish instruktor palestre, ambientalist dhe i gatshëm për të luftuar meshkujt e bardhë – dhe pse vetë është i tillë

Mes demokratëve kandidati më i famshëm është Endrju Jang, 46 vjeç: avokat dhe sipërmarrës njujorkez me origjinë nga Tajvani. Shoqata e tij jo fitimprurëse ndihmon të rinjtë të studiojnë. Dikur u përpoq të shkojë dhe në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas u bë një nga emrat më të njohur të CNN.

Jang shpreson të bëhet kryebashkiak në qytetin e tij duke përdorur të njëjtën recetë që propozoi në zgjedhjet presidenciale: një asistencë universale bazë. Së bashku me premtimin për ligjërimin e marijuanës dhe ringjalljen e jetës së natës dhe asaj kulturore të qytetit. Por pak ditë pas fillimit të fushatës ai u infektua me Covid, në formë të lehtë.

Rivalët e tij janë gjithashtu ambicioz, Erik Adams 60 vjeç, ish agjent policie që premton reformimin e forcave të rendit, por është kundër idesë së heqjes së fondeve për agjentët.

Në kampin republikan janë 2 burra dhe një grua që synojnë emërmin: Sara Tirshuell, 55 vjec që premton reduktimin e burokracisë. Kandidati me origjinë nga republika domenikane Fernando Mateo 63 vjec ish sindikalist dhe një mbrojtës i flaktë i taksistëve dhe pronarëve të restoranteve, meqenëse dhe vetë ka një të tillë.

Dhe Uilliam Pepitone, 53 vjec, nipi i kampionit t ënjohur të bejzbollit Xho Pepitone, ish agjent policie i cili kërkon rikthimin e tolerancës zero të Rudi Xhuliani.

Fushata vijon dhe pse në mënyrë virtuale. Por nëse shifrat e infektimeve do të ulen, këtë verë qyteti do të transformohet në një cirk të vërtetë politik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!