Çiljeta feston ditëlindjen, Alban Hoxha e surprizon me dhuratën më të veçantë

schedule12:14 - 5 Shkurt, 2021

schedule 12:14 - 5 Shkurt, 2021

Çiljeta Xhilaga feston sot 36-vjetorin e lindjes. Këngëtarja feston ditëlindjen në këtë moment të vështirë për të pasi pak ditë më parë humbi babain e saj nga Covidi. Megjithatë, partneri i saj Alban Hoxha ia ka zbukuruar këtë ditë speciale me një dhuratë të veçantë. Albani ka blerë një yll dhe i ka vendosur emrin e këngëtares.

E emocionuar këngëtarja e ka ndarë këtë dhuratë me ndjekësit në rrjete sociale, ku tregon se është surpriza më e bukur që ka marrë. “Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan Çiljeta.

Ndërkohë kujtojmë që pas humbjes së të atit, Çiljeta shkroi disa fjalë të ndjera për të. ” Më mbështete në çdo hap timin në jetë, të drejtë apo të gabuar, për mua ke qenë babai ideal dhe jam krenare që kam mbartur nga ty virtytet më të mira: dashamirësinë dhe zemrën e bardhë.”, shkroi ndër të tjera ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!