Sot Ajax ka njoftuar lajmin e hidhur të pezullimit me plot 12 muaj nga ndeshjet zyrtare të portierit Andre Onana. Dënimi i UEFA-s vjen pasi në 30 tetor të vitit të shkuar kur në urinën e portierit u gjet substanca Furosemide, e cilësuar e ndaluar nga Shoqata Antidoping.
Ajax shpjegon se në mëngjesin e 30 tetorit Onana është ndjerë keq dhe donte të pinte diçka për të lehtësuar sikletin. Gruaja e tij i sugjeroi ilaçin Lasimac, të cilin ajo vetë e kishte përdorur më parë.
The disciplinary body of the European football association, UEFA, has imposed a suspension of 12 months on Andre Onana for a doping violation.
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 5, 2021
Në fund rezultoi që ilaçi të kishte substancë të ndaluar në përbërjen e tij dhe të ndikonte në këtë dënim të gjatë, që pritet të ndikojë shumë edhe për të ardhmen e tij. Ndërkohë lojtari dhe Ajax nuk pajtohen me vendimin dhe do e apelojnë. /abcnews.al