Dita e sotme rezervon një ndeshje shumë të rëndësishme, e cila pritet të vendosë shumë mbi fatet dy skuadrave në fushë, por edhe një pjese të të tjerave.
Laçi në Shkodër, duke nisur nga ora 18:00 ka detyrën “fisnike” të ndalë Vllazninë dhe t’i japë mundësinë vetes dhe skuadrave të tjera të ngjallin pretendimet për titull.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme e javës dhe pritet me shumë kuriozitet nga të gjithë. Nëse Vllaznia fiton sot, do merrte fitoren e parë pas dy barazimeve dhe do merrte një vrull të madh për të arritur titullin.
Ndërkohë luhet futboll edhe në Kategorinë e Parë dhe sot në orën 13:30 Besa pret Lushnjën në Kompleksin Internacional për javën e 8 të grupit B.
Edhe kjo mund të konsiderohet si një minifinale, pasi skuadrat janë në vende 2 dhe 3, dhe sot përcaktohet skuadra, që do mundohet të arrijë Egnatian në krye. /abcnews.al

