44 deputetë britanike, 15 nga të cilët ministra të qeverisë së kryeministres Tereza Mej, mendohet të jenë përfshirë në nje skandal seksual, i cili prej ditësh ka tronditur opinionin publik ne Londer
Parlamenti britanik dhe qeveria konservatore e Theresa May janë tronditur pas publikimit të dyshimeve për ngacmime seksuale në Uestminster. Një dosje përmbledh akuzat për 44 deputetë britanikë, pjesa më e madhe konservatorë. Ndërsa 15 prej tyre janë ministra dhe nënsekretarë të një qeverie që drejtohet nga një grua.
Dosja është publikuar pjesërisht nga të përditshme me zë, të cilat nuk kanë publikuar ende asnjë emër por është thjesht cështje kohe. Sipas Times, një nga emrat është ai i nënsekretarit Mark Garnier, i cili një ditë më parë pranoi se i kishte dhuruar lodra seksuale një bashkëpunëtores së saj; por dhe ai i ish ministrit dhe ish kandidatit për drejtimin e konservatorëve Stephen Crabb. Laburistët e dyshuar janë vetëm katër mes tyre dhe dy ish ministra.
Kryeministrja britanike Theresa May, urdhëroi nisjen e hetimeve për akuzën sipas së cilës nënsekretari i tegtisë së jashtme i ka kërkuar sekretares së tij që ti blinte lodra seksuale duke i vendosur epitete të ndryshme. Sjellja e politikanit u publikua fillimisht nga Mail on Sunday.
Zëdhënësja e May deklaroi se cdo veprim seksual i padëshiruar është totalisht i papranueshëm dhe se cdo ministër që është sjellë në mënyrë të papërshtatshme do të përballet me pasoja serioze.
Ndërkohë The Sun shkruan se gratë të cilat punojnë në Uestminster kanë krijuar një grup në UhatsApp ku diskutojnë për eksperiencat e tyre të ngacmimeve seksuale për të paralajmëruar koleget e tyre.