Realdo Fili gjen golin në kampionatin rumun. Sulmuesi i majtë nga Fieri, është pjesë e Botosanit prej janarit të vitit të kaluar. Ekipi i tij po luan në transfertë ndaj Chindia Targoviste dhe pjesa e parë është mbyllur në barazim 2-2.
Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë shumë shpejt, por Fili rihapi takimin me golin e realizuar në minutën e 26-të. 24-vjeçari kontrolloi bukur një top të ardhur nga krahu i majtë dhe goditi menjëherë portën kundërshtare.
Diagonalja e sulmuesit shqiptar u ndal në rrjetë. Ky ishte goli i tretë sezonal për Filin mo Botosanin, që ia doli të barazojë ndeshjen tre minuta përpara fundit të fraksionit të parë të takimit. /abcnews.al